Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, është bërë baba për herë të parë.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi ku aktivizohet Nuhiu, Apoel, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në ‘Twitter’.
Klubi nga Qipro përmes atij postimi e ka uruar 31 vjeçarin, teksa kanë zbuluar se fëmija i parë ishte djalë.
“Urime për lindjen e djalit, Atdhe Nuhiu!” – thuhet në postimin e klubit të Apoelit.