Neymar rrezikon të humbasë sfidën mes Barcelonën në Ligën e Kampionëve.
Mauricio Pochettino është i mërzitur saqë i është vërsulur gjyqtarëve, duke thënë se Ney nuk po mbrohet aq sa duhet.
“Nuk dua të flas për mënyrën si luan kundërshtari e as stilin e Neymar, se si luan lojën e tij, por thjesht kam ndjenjën se ndonjëherë mungon mbrojtja nga ana e gjyqtarëve. Kështu ndjej”.
Pochettino ende nuk e di nëse Neymar do të jetë gati për ndeshjen e së martës.
Gjatë ditës do të bëhen më shumë teste për të parë shkallën e dëmtimit.