Përplasja verbale midis Andrea Agnelli, presidentit të Juventusit, dhe Antonio Conte, trajnerit të Interit, në ndeshjen e dytë të Kupës së Italisë, është ende e gjallë.
Pas zhgënjimit të eliminimit, Javier Zanetti, zv.presidenti zikaltër, u kujdes për të mbajtur të karikuar tifozët, duke marrë hua një frazë të famshme nga Giacinto Facchetti:
“Ka ditë, kur të qenurit lojtar i Interit është e lehtë; të tjera kur është e domosdoshme dhe ditë kur është nder të jesh”.
Këto janë fjalët e përdorura nga argjentinasi në profilin e tij në Instagram, me një referencë të qartë për grindjen mes Conte dhe Agnelli.