Dukagjini nga Klina bëri lojë më të mirë dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Dukagjini iu bashkohet Prishtinës, Llapi, Feronikelit, Drenicës, Istogut, Trepçës ’89 dhe A&N nga Prizreni.
Dukagjini ka shënuar fitore me rezultat 3:1 në përballje me 2 Korrikun nga Prishtina.
Për Dukagjinin shënuan Mark Milicaj, Labinot Osmani, Altin Merlaku nga penalltia dhe për 2 Korrikun Euron Leci.
Dukagjini është kampion vjeshtor në Ligën e parë të Kosovës, grupi A, ekip që drejtohet nga ish futbollisti i mirënjohur Armend Dallku.