Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka nisur të mendojë për ndeshjen ndaj Valencias, në La Liga.
Dy yjet Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez ka nisur stërvitjet me skuadrën, që është lajm i mirë për teknikun francez.
Por, Sergio Ramos, Alvaro Odriozola, Eder Militao, Marcelo, Fede Valverde, Eden Hazard dhe Rodrygo Goes shkaku i lëndimeve do mungojnë këtë vikend.
Toni Kroos gjithashtu do rikthehet me skuadrën, që mungoi në ndeshjen ndaj Getafes, ngase ishte i suspenduar.
Në stërvitjen e sotme, Reali punoi më shumë me lëvizjet dhe përgatitjet fizike.
Pas ndeshjes ndaj Valencias, Reali do të këtë një javë të lirë që të përgatiten për ndeshjen ndaj Atlantas në Ligën e Kampionëve.
Zidane shpreson që ta ketë Valverden gati për këtë ndeshje.