Arsenali ka njoftuar për situatën momentale që ndodhen Kieran Tierney dhe Thomas Partey.
Dy lojtarët ende nuk janë shëruar nga lëndimi, andaj nuk janë të gatshëm për ndeshjen e radhës.
“Thomas pësoi lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Aston Villas dhe do mungojë kundër Leeds United”.
“Kieran është duke u shëruar nga lëndimi në këmbë dhe synon të rikthehet në stërvitje javën e ardhshme”, shkroi klubi në komunikatë.
Por, lajm i mirë për Arsenalin është rikthimi i dyshes David Luiz dhe Bernd Leno që ishin të suspenduar shkaku i kartonit të kuq.