Tek Roma nis operacioni “fshesa”, drejtuesit e klubit nuk do t’i rinovojnë kontratën dy lojtarëve!
Huan Zhesus dhe Bruno Perez nuk do të qëndrojnë tek Roma në fund të këtij sezoni.
Sipas “Corriere dello Sport”, të dy mbrojtësve i përfundon kontrata e tyre në qershor dhe dëshirojnë të qëndrojnë me çdo kusht si verën e kaluar, por tani rrugët e tyre nuk do të përkojnë më me klubin verdhekuq.
Klubi nga kryeqyteti nuk ka ndërmend që t’ia rinovojnë kontratën të dy lojtarëve dhe mundësitë që të jenë edhe sezonin e ardhshëm pjesë e skuadrës së Romës janë të pakta.