Edhe Legia Varshavë është interesuar për Ernest Muçin.
“Panorama Sport” mëson se skuadra polake ka testuar bardheblutë për çmimin e kartonit, por nuk kanë vendosur gjë për të ardhmen.
Skuadra polake i shtohet numrit të ekipeve që e duan sulmuesin.
Nga ana tjetër, Tirana ka dy oferta të mëdha në tavolinë, njëra 600 mijë dhe tjetra 500 mijë euro për sulmuesin.
I takon klubit të vendosë për të ardhmen e sulmuesit të skuadrës bardheblu.