Berat Gjimshiti është kthyer në një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Atalantës.
Skuadra nga Bergamo ka nisur prej disa vitesh një cikël të vetin në Serie A dhe në arenën europiane, ku po shkruan historinë e saj si asnjëherë më parë. Pjesë e projektit të Gasperinit ka qenë edhe mbrojtësi shqiptar, i cili mbrëmjen e djeshme luajti ndeshjen e veçantë në karrierën e tij.
Tashmë futbollisti i Kombëtares kuqezi numëron 100 takime me ekipin e Atalantës dhe kjo shifër speciale për të u festua në mënyrën më të mirë të mundshme, me një kualifikim në finalen e Kupës së Italisë.
Klubi italian ka uruar Gjimshitin përmes faqes së vetë zyrtare, ku shkruan: “Aspak keq ta festosh paraqitjen e 100 si zikaltër! Komplimente Berat”.