Skuadra shqiptare Shkupi nuk e ka ndërmend të ndalet sa i përket përforcimeve për pjesën e dytë të kampionatit.
Qëllimi kryesor i skuadrës shkupjane është që të janë sa më të kompletuar me futbollist dhe të kërkojnë titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut.
“Shkupi vazhdon me përforcime për pjesën pranverore, duke e bërë të qartë se ata janë të fokusuar për titullin e kampionit.
Sipas Albbsport, drejtuesit nga Çairi pritet të zyrtarizojnë transferimin e lojtarit të ekipit kombëtar Guinean, Mamaduba Bangura.
Mamaduba, 20-vjeçari tashmë ka gjashtë paraqitje për ekipin kombëtar të Guinesë, dhe sipas informacioneve, Shkupi do të paguajë 100,000 euro për të”, shkruan media maqedone “Ekipa.mk”.