Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka vendosur të mos e rrezikojë qendërmbrojtësin Leonardo Bonucci kundër Napolit.
Italiani mungoi edhe ndaj Interit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë shkaku i lëndimit dhe sipas Tuttomercatoweb, mund të mos rikthehet në aksion as ndaj “Napolitanëve”.
Pirlo dëshiron ta pushojë Bonuccin që të jetë i gatshëm ndaj Portos në Ligën e Kampionëve, andaj nuk do ta rrezikojë për ndeshjen në “Diego Maradona”.
“Zonja e Vjetër” ka Giorgio Chiellini, Matthijs de Ligt dhe Merih Demiral të gatshëm, kurse edhe Arthur Melo do mungojë sërish.
Momentalisht, Juventusi është shtatë pikë mbrapa liderit, AC Milan.