Skuadra e njohur braziliane Palmeiras mposhtet me penallti në luftë për vend të tretë në Kupën e Botës për klube.
Al Ahly nga Egjipti, është skuadra që renditet në vendin e tretë në Kupën e Botës.
Al Ahly e mundën Palmeirasin me penallti me rezultat 3:2, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 0:0.
Portieri i Al Ahly, Mohamed el Shenavi, është më meritori për fitoren, duke ndalur dy nga tre gjuajtjet e skuadrës braziliane, sidomos gjuajtjen e veteranit Felipe Melo.
Futbollistët Banoun, Hany e Ajayi shënuan nga penalltia dhe dështuan El Soulia e Mohsen për Al Ahly dhe Scarpa, Gomez shënuan dhe dështuan Roni, Adriano dhe Melo për Palmerasin.