Bayerni synon titullin e botës për klube

Futboll

Bayerni synon titullin e botës për klube

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 18:42
Bayerni synon titullin e botës për klube

Bayerni është vetëm 90 minuta larg historisë! Skuadra e Hansi Flik, do të ketë sot mundësinë për të hyrë në histori duke fituar gjashtë tituj në një sezon.

Deri tani vetëm skuadra e Barcelonës ka bërë diçka të tillë. Tigres do të jetë kundërshtari i fundit për kampionët e Europës. Të tre golat e shënuar nga skuadra meksikane në Kupën e Botës mbajnë firmën e francezit Zhinjak, i cili do të tentojë të surprizojë kampionët e Champions-it.

Për sa i përket statistikave, Bajerni i ka fituar të tria ndeshjet e luajtur në Kupën e Botës.

Gjermanët kanë shënuar të paktën dy gola dhe nuk kanë pësuar asnjë gol. Finalja e sotme nuk do të ketë në fokus vetëm trofeun. Në fushë do të zbresin dhe dy nga sulmuesit më të mirë të kompeticionit.

Robert Levandovski dhe Andre Pier Zhinjak do të luftojnë për “Këpucën e Artë” të turneut. Trajnerët kanë bërë publike dhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat