Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka folur për përplasjen ndërmjet trajnerit të Interit, Antonio Conte dhe presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli.
Conte u pa duke u konfrontuar me të parin e Juves, në fundin e ndeshjes ku skuadrat u ndeshën në Coppa Italia.
Sipas xhirimeve, Conte kishte i kishte ngritur gishtin e mesëm Agnellit dhe kjo kishte bërë që ky i fundit të reagojë dhe pastaj u shkëmbyen disa ofendime në mes të ish-kolegëve të dikurshëm.
Pas ngjarjes, Leonardo Bonucci, duke folur për “SkySportItalia” e ka cilësuar ngjarjen si të panevojshme dhe të keqe për sportin.
“Ajo çfarë ndodhi ishte e tmerrshme, duhet të jemi gjithmonë shembull, por ndonjëherë është e vështirë në situata të caktuara”, tha ai.
“Nuk ka çfarë të shtoj, xhirimet flasin vetë. Në një sport ku ka adrenalinë mund të ndodhin situata të pakëndshme”, përfundoi Leonardo Bonucci.