Anëtari më i ri i Manchester United, Amad Diallo, është dënuar nga Federata italiane e futbollit, pas një hetimi të bërë.
Diallo ishte bashkuar me Manchester United nga Atalanta për një shumë prej 37 milionë euro edhe pse një hetim mbi të ishte duke u zhvilluar.
Ai udhëtoi në Itali me vëllanë e tij në vitin 2015 dhe iu bashkua klubit Boca Barco në Parma.
Ai u transferua në Atalanta pastaj, ku u cilësua si njëri nga talentet më të mëdhenj në Itali.
Sipas hetimeve, Diallo ishte trafikuar me vëllanë e tij nga Bregu i Fildishtë me një vizë familjare në vitin 2015.
Federata italiane deklaroi se qështja kundër Diallos dhe vëllaut të tij, i cili luan për Sassuolon, kanë pranuar fajin dhe janë dënuar secili me nga 42 mijë funte dëmshpërblim.
Sipas Federatës, ishin dy qytetarë, Traore Hamed dhe Marina Teher, të cilët u paraqitën si prindërit e Diallos duke paraqitur certifikata të rrejshme.