Bayerni nga Munihu është kampion i ri i botës për klube në futboll. Futbollisti Benjamin Pavard është hero i fitores së bavarezëve.
Bayerni ka shënuar fitore në finalen e madhe, me rezultat 1:0 ndaj ekipit meksikan Tigres, që u zhvillua në stadiumin “Education City” në Al Rayyan.
Bayerni ishte i hendikepuar pa sulmuesin më të mirë, Thomas Muller, i cili mungoi për shkak të infektimit me virusin korona.

Në minutën e 18-të, futbollistit të Bayernit, Kimmich, iu anulua një gol për shkak pozitës jashtë loje.
Në minutën e 58-të, Pavard përfiton nga gabimi i portierit Guzman dhe shënoi për fitoren e madhe. Guzman nuk e grushtoi topin si duhet para Lewandowskit dhe aty përfiton Pavard duke e përplasur topin në rrjetë, 1:0.

Para fillimit të ndeshjes
Trajneri i Bayernit, Hans-Dieter Flick, ka arritur edhe një sukses me ekipin e tij, duke fituar titullin e botës për klube pas trofeut të Champions League, Superkupës së Evropës, kampion i Gjermanisë, fitues i Kupës së Gjermanisë. Tigres u orvat deri në fund por assesi që ta befasojë skuadrën gjermane.