Neymar me mesazh prekës pas lëndimit: Dua vetëm të luaj futboll

Futboll

Neymar me mesazh prekës pas lëndimit: Dua vetëm të luaj futboll

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 21:59
Neymar

Neymar ka shkruar në rrjetet sociale duke shprehur zhgënjimin e tij përmes një mesazhi prekës pasi u informua se ai do të jetë jashtë fushave për rreth një muaj.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain pësoi një çarje të shkallës dytë në muskulin aduktor në këmbën e tij të majtë gjatë ndeshjes kundër Caen.

“Trishtimi është i madh, dhimbja është e madhe dhe e qara është e vazhdueshme”.

“Edhe një herë, unë do të ndalem për një kohë duke bërë atë që dua më shumë në jetë, që është luajtja e futbollit. Ndonjëherë ndihem  pakëndshëm për shkak të stilit tim të lojës, sepse dribloj dhe ata vazhdimisht më godasin”.

“Nuk e di nëse problemi jam unë apo çfarë bëj në fushë. Më trishton shumë. Më trishton shumë kur dëgjoj nga një lojtar, trajner, komentator apo kushdo dreq që është, se” ti vërtet duhet të goditesh”, “ai bie”, “ai qan”, “një fëmijë”, “i prishur” etj”.

“Sinqerisht më trishton dhe as nuk e di se sa mund të duroj. Unë thjesht dua të jem i lumtur duke luajtur futboll. ASGJË TJETËR”, ka shkruar braziliani.

Reprezentuesi do të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat