Leeds dhe Arsenal janë përballur me 22 nëntor në Ligën Premier, në një ndeshje të zjarrtë.
Edhe pse takimi mes dy rivalëve të vjetër në Ligës Premier përfundoi pa gola 0-0, në fushë kishte zënka të shumta.
Sulmuesi i Arsenalit, Nicolas Pepe pati një konflikt me mbrojtësin shqiptar të Leeds United, Ezgjan Aliovskin.
Pepe e goditi me kokë shqiptarin, ndërsa gjyqtari kryesor e përjashtoi me karton të kuq.
E në fund të ndeshjes, Kieran Tierney i Arsenalit tentoi të qëronte hesapet me shqiptarin, të cilit në ndihmë i doli Granit Xhaka duke e mbrojtur atë.