Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka qenë i ftuar në Doha të Katarit nga FIFA për të parë nga afër ndeshjet e Kampionatit Botëror për klube.
Gjatë qëndrimit disa ditor në këtë vend, Ademi ka pasur takime të shumta.
I pari i FFK-së ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino me presidentët e konfederatave dhe federatave kombëtare në Doha të Katarit.
Gjithashtu presidenti Ademi është pritur edhe nga ambasadori i Kosovës, Amir Ahmeti në Doha.
Ndërkohë gjatë ndeshjes finale, Ademi ka pasur një takim special me trajnerin legjendar francez Arsene Wenger.