Reagimi i Carlo Ancelotti në golin e fitores se Evertonit kundër Tottenhamit ka bërë që të shpërthejnë fotografitë nëpër rrjete sociale
Bernard shënoi gol në minutat shtesë kundër Tottenhamit duke bërë që Toffees të fitojnë me rezultat 5-4 dhe të kualifikohen në çerekfinale të FA Cup.
Derisa lojtarët dhe anëtarët e stafit të Evertonin festonin si të çmendur, Ancelotti ishte më i interesuar ta fryjë kafenë e tij të nxehtë.
Reagimi i tij ka inspiruar shumë meme në rrjetet sociale sot.
“Ancelotti e ka parë tërë këtë, apo jo”, ka thënë pas ndeshjes asistenti i tij Duncan Ferguson.
“ishte një ndeshje e bukur, fund e krye, dhe ishte një superndeshje për ta shikuar nga shtëpia”.