Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, do të zhvillojë ndeshjen e tij të 300-të si menaxher i Liverpoolit.
Ndeshja ndaj Leicesterit do të ketë një kuptim të veçantë për Jurgen Klopp, ai do të regjistrojë ndeshjen e tij të 300-të në krye të skuadrës që nga ardhja e tij nga Borussia Dortmund në vitin 2015.
Klopp i ka udhëhequr “The Reds” në 179 fitore në 299 ndeshjet e tij të deritanishme që kur mori në drejtim skuadrën angleze në tetor të vitit 2015.
Në historinë e Liverpoolit, vetëm Sir Kenny Dalglish kishte fituar më shumë ndeshje sesa Klopp në të njëjtën përiudhë si menaxher i skuadrës, me përkatësisht 185 fitore.
Përndryshe, Liverpool do të udhëtojë si mysafir i skuadrës së Leicester City në kaudër të xhiros së 24-të të Premierligës, ndeshja e 300-të të cilën Klopp është në krye të skuadrës.
Liverpool arriti të fitojë Ligën e Kampionëve në vitin 2019, dhe menjherë u kurorzua kampion i Premierligës, titull i cili i kishte munguar Liverpoolit tash e 30 vite.