Gjatë verës së vitit të kaluar, Manchester Unitedi kishte shprehur dëshirën ta transferonte anësorin anglez, Jadon Sancho nga Borussia Dortmundi.
Çmimi i lart i “Milionerëve” prej 100 milionë eurove bëri që “Djajtë” të heqin dorë nga Sancho.
Megjithatë, Sancho do t’i prijë listës së dëshirave të Unitedit edhe këtë verë. Sipas raportimeve të “EuroSport” thuhet se Unitedi do të ofrojë 50 milionë funte për Sanchon.
Kjo ofertë me shumë gjasë pritet të refuzohet nga drejtuesit e ish-kampionëve të Gjermanisë. Sancho shihet si një nga futbollistët me të ardhme të ndritur për Kombëtaren e Tre Luanëve.