Sevilla do të kërkojë 90 milionë euro për Kounde

Futboll

Sevilla do të kërkojë 90 milionë euro për Kounde

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 11:56
Jules Kounde

Klubi spanjoll Sevilla spekulohet se do të kërkojë një shumë prej 90 milionë eurosh, për mbrojtësin e tyre Jules Kounde, raporton “AS”.

Ky vlerësim që e ka bërë Sevilla për Kounde, është si pasojë që ai është duke kaluar nëpër një sezon fantastik, ku është bërë shtyllë kryesore e repartit të mbrojtjes.

Për mbrojtësin 22 vjeçar, shumë skuadra evropiane kanë shprehur interesim.

Ndër to edhe Manchester City, Liverpool, Real Madrid, Barcelona e Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat