Pau Lopez dhe Antonio Mirante nuk bindin dhe për këtë arsye Roma ka hyrë në merkato për të kërkuar një portier të ri për sezonin e ardhshëm.
Dy janë të preferuarit e drejtuesve të Romës. I pari në listë është argjentinasi i Udineses Musso, ndërkohë që alternativa e tij është Gollini i Atalantës.
Gjithsesi së fundmi në skenë ka dalë edhe portieri i Hellas Veronës Silvestri.
E sigurt është që portieri i ardhshëm i skuadrës verdhekuqe do të vijë nga një tjetër skuadër e Serie A.