Drita nuk e ka nisur mirë edicionin pranveror, pasi është eliminuar nga garat e Kupës së Kosovës.
Gjilanasit kanë humbur 1-0 nga Prishtina pas 120 minutave lojë, por tani humbjen e kanë lënë mbrapa shpinës.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka marrë lajmin e shumëpritur, pasi në qytetin e Gjilanit kanë zbarkuar dy përforcimet e afatit kalimtar të janarit.
Fjala është për mbrojtësin nigerian Henry Austine Onoka dhe sulmuesin Esosa Priestley, shkruan Gazeta Olle.
Ka qenë drejtori sportiv i klubit bardhekaltër, Valon Zymberi që ka konfirmuar se dy lojtarët tanimë kanë zbarkuar në Gjilan.