Milani po punon fuqishëm përsa i takon situatës së rinovimit të kontratave me futbollistët.
Një ndër lojtarët të cilët kuqezinjtë kërkojnë të “blindojnë” është Franck Kessie të cilit kuqezinjtë i kanë ofruar rinovimin deri në vitin 2026.
Mesfushori ka dhënë “ok” për qëndrimin e tij, por mbetet për t’u gjetur gjuha e përbashkët përsa i takon çështjes financiare.
Drejtuesit nga Milanello i kanë propozuar lojtarit një page prej 3 milionë eurosh në sezon, çka e kënaq pjesërisht futbollistin, i cili është në pritje të një oferte të dytë nga drejtuesit përsa i takon pagës.