Lajme aspak të mira për Callum Wilson dhe për skuadrën e Newcastle. 28-vjeçari do t’i mungojë ekipit për të paktën 6 deri në 8 javë për shkak të një dëmtimi në tendinën e gjurit.
Sulmuesi u detyrua të braktiste fushën gjatë pjesës së parë të sfidës kundër Southampton.
Trajneri i Magpies, Steve Bruce deklaroi se mungesa e lojtarit për disa javë do të jetë një problem i madh për të pasi ekipit i mungojnë edhe futbollistë të tjerë për shkak dëmtimesh.
60-vjeçari deklaroi se Wilson nuk do t’i nënshtrohet operacionit, por koha e rikuperimit të tij do të jetë e gjatë. Këtë sezon Wilson ka realizuar 10 gola në 23 aktivizime.