Kampionët në fuqi të Premierligës, Liverpooli janë duke u përballur tash e një kohë me mungesa të rëndësishme të formacionit bazë.
Mesfushori i “Reds”, Fabinho i është shtuar listës së mungesave të trajnerit, Jurgen Klopp.
Fabinho do të mungojë në takimin e radhës kundër Leicester Cityt shkaku i një lëndimi.
“Fabinho nuk do të jetë i gatshëm. Ai ka një problem në muskuj, kështu që do mbetet jashtë kësaj ndeshje”, tha Klopp.
Mesfushori është në dyshim edhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve përballë Leipzigut.