Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Alaves.
Holandezi theksoi se fokus i tij ishte vetëm ndeshja e nesërme, pasi nuk është i fokusuar tek PSG.
“Ndeshja e nesërme është më e rëndësishme sesa ajo e së martës. Në po i koncentrohemi ndeshje pas ndeshje dhe duam ta vazhdojmë formën në La Liga. Është shumë e rëndësishme të fitojmë para ndeshjes ndaj PSG”, tha ai.
Ai u pyet edhe për mungesën e Neymarit.
“Nuk mendoj që Neymar luan për Alaves, ajo është për të hënën”, shtoi ai.
“Dest, Pjanic dhe Braithwaite janë stërvitur, por nesër do të vendosim për ta. Sa i përket Araujo ose Pique, duhet të llogarisim rrezikshmërinë”, tha Koeman.
“Nuk mund ti rrezikojmë sepse kemi ndeshjen me PSG-në, është më mirë të rikuperohen ngadalë dhe të mos e ngutim procesin”, përfundoi Ronald Koeman.