“A do të kthehesh te Napoli? Futbolli është dinamik, asgjë nuk mund të përjashtohet. Nëse Sarri kthehet, mund të bëjmë disa përpjekje për ta rikthyer edhe Jorginho.
Atij i pëlqen, Sarri është trajneri perfekt për lojën e tij. Unë nuk përjashtoj asgjë”.
Këto janë fjalët e Jorge Santos, agjentit të Jorginho, në mikrofonat e “Radio Kiss Kiss Napoli”.
Menaxheri më pas shtoi për mesfushorin e bluve të Londrës: “Ai ka ende dy vite në kontratën aktuale me Chelsea. Jorginho është një rregullt me ekipin kombëtar italian, me një projekt të mirë do të kthehej për të luajtur në Itali”.