Futbollisti i Bayernit bën komentin epik pas 6 kupave!
Mesfushori i Bajernit, i dhënë me huazim nga Juventusi Dagllas Kosta festoi dje titullin e Botërorit të Klubeve me bavarezët. Në rrjetet sociale, 30-vjeçari brazilian ka komentuar suksesin e gjermanëve me një koment të veçantë.
Duke patur parasysh se është aktivizuar kryesisht si lojtar stoli, Kosta bën shaka duke e krahasuar veten me nxënësin në shkollë që dëshiron që shokët e grupit t’i shkruajnë emrin në detyrën përfundimtare.
“Kur u kërkon shokëve të shkollës që të vendosin emrin tënd në detyrën e grupit! Hahaha, shakata mënjanë…KAMPION BOTE!”, shkruan Kosta.