Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer thuhet se është i etur që skuadra e tij të marrë një qendërmbrojtës të ri në verë për t’i “korrigjuar” gabimet e mbrojtjes aktuale.
“Djajtë e Kuq” aktualisht janë në vendin e dytë në Premierligë.
Unitedi po vuan në fazën e mbrojtjes pasi ka pranuar 30 gola në 23 ndeshje.
“ESPN” raporton se Jules Kounde i Sevillës, Raphael Varane i Real Madridit, David Carmo i Bragës dhe Tyrone Mings i Aston Villës janë në listën e dëshirave të trajnerit norvegjez.