Goli i shënuar nga Mohamed Salah ndaj West Ham Unitedit është zgjedhur goli i muajit në Premierligë.
“Të Kuqtë” fituan takimin me rezultat 1:3, me egjiptianin që “tundi” rrjetën dy herë.
Në golin e javës në Premierligë kishte meritë të madhe edhe mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri që e shërbeu Salahun me një pasim maestral.
Kujtojmë se trajneri i Cityt, Pep Guardiola është zgjedhur trajneri i muajit janar.
Ndërkaq, Ilkay Gundogan gjithashtu lojtari i “Qytetarëve” ka fituar çmimin e lojtarit të muajit.