Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, duke folur në konferencën për gazetarë, ka refuzuar të flasë për titullin e Serie A.
Milan do të përballet me Spezian në kuadër të xhiros së 22-të të Serie A.
Pioli u pyet nga gazetarët se a e konsideronin vetën “Rossonerët” si favoritë për titull.
“Fjalën titiull do ta përmend vetëm në mesin e majit, po e bëni vazhdimisht këtë pyetje dhe nuk është e nevojshme ti përgjigjem”, tha ai.
“Duhet të jemi modestë, dhe të vazhdojmë të demonstrojmë kualitetin tonë. Nuk duhet të ëndërrojmë, por të japim maksimumin çdo ndeshje”, përfundoi Stefano Pioli.