Jules Kounde është njëri nga mbrojtësit më të mirë për momentin në La Liga.
Qendërmbrojtësi francez ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit me fanellën e Sevillës dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.
Manchester City, Chelsea, Manchester United, Liverpool, Real Madrid, Barcelona dhe Paris Saint Germain janë vënë pas tij.
22-vjeçari falë paraqitjeve fantastike ka rritur ndjeshëm edhe çmimin e tij në tregun e transferimeve.
Sevilla është gati ta shes lojtarin në verë dhe tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit.
Sipas mediave spanjolle, Sevilla do të pranojë vetëm ndonjë ofertë mbi 80 milionë euro për qendërmbrojtësin e talentuar.