Liverpooli raportohet se do të bllokojë çdo tentim të Bayern Munichit për transferimin e Mohamed Salahit në fundin e këtij sezoni.
Presidenti i klubit gjerman, Karl-Heinze Rummenigge, deklaroi ditë më parë se do të ishte mrekulli po ta transferonin Salahin, duke e cilësuar atë si ‘Lionel Messi i Afrikës’.
Pas deklaratës së tij, u rritën edhe më shumë zërat rreth transferimit të egjiptianit në ‘Allianz Arena’, teksa tani raportohet se krerët e klubit anglez kanë vendosur për mos-shitjen e tij.
Mirëpo, Mohamed Salah nuk është për shitje dhe nuk do lejohet largimi i tij për asnjë çmim nga Liverpooli, sipas ‘The Sun’.
28 vjeçari ka kontratë të vlefshme me Liverpoolin edhe për dy vite e gjysmë, teksa konsiderohet si një nga futbollistët kryesorë te kampioni anglez.