AC Milan dhe Juventus raportohet se janë duke monitoruar situatën e Hakim Ziyechit te Chelsea.
27 vjeçari u transferua nga Ajaxi te Chelsea në verën e kaluar, por nuk arritur të dëshmohet ende në Angli.
Reprezentuesi marokien ka shënuar vetëm dy gola dhe katër asistime në 19 paraqitje të tij, teksa nuk është paraqitur në tri ndeshjet e fundit në Premier Ligë nën urdhërat e Thomas Tuchel.
‘Calciomercato’ shkruan se Milani dhe Juventusi tashmë janë duke monitoruar lojtarin, i cili mund të largohet gjatë verës, nëse vazhdon të mos luajë dhe të mos jetë në planet e trajnerit gjerman.
Ndryshe, Hakim Ziyech ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri në verën e vitit 2025.