Vitet e 90-ta (1991-1999), janë periudha më e vështirë për popullin shqiptar të Kosovës, duke u ballafaquar me terrorin e pushtuesit serb.
Sportistët tanë u ballafaquan me një mijë e një telashe, u dëbuan në rrugë dhe agresori serb uzurpoi stadiumet dhe palestrat sportive.
Haxhi Zeka i takon Gjeneratës së Republikës.
Si shumë sportistë të tjerë edhe Zeka dha sadopak kontribut në ato vite të rënda, duke qenë ndër sulmuesit më të spikatur dhe me sukses ka luajtur në petkun e Besës nga Peja.
Në atëkohë, Zeka ka qenë jashtëzakonisht i shpejt, një sulmues i frikshëm për rivalët. Ai dha maksimumin dhe në anën tjetër nuk u tremb asnjëherë nga kërcënimet e pushtuesit serb, por së bashku me mijëra sportistë vazhduan të luajnë me krenari dhe guxim në ara dhe fusha të improvizuara, si në Raushiq, Novosellë, Zllakuçan, etj.
Zeka si mijëra sportistë tjerë, gjithsesi është krenar që ishte pjesë e futbollit të Republikës së Kosovës duke rrezikuar gjithçka për të mirën e futbollit dhe sportit në përgjithësi të Kosovës.