Tërheqja e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës do të bëhet të enjten e ardhshme (më 18 shkurt) në orën 12:00.
Shorti do të mbahet në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve.
Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar A&N, Prishtina, Llapi, Feronikeli, Trepça’89, Drenica, Istogu dhe Dukagjini.
Edhe ndeshjet çerekfinale zhvillohen me nga një ndeshje.
Pesë skuadra janë në Superliga ndësa tri nga Liga e Parë, pasi rrethi i kaluar pa të eliminohen ekipe të forta si Drita, Gjilani dhe Ballkani.