Alexis Sanche ka folur para ndeshjes kundër Lazios, që zhvillohet në fundjavë, duke u ndalur edhe tek dy nga bashkëlojtarët e tij.
Ai foli për Arturo Vidalin dhe Romelu Lukakun, me të cilët njihet tash e një kohë.
“Vidal dhe unë kemi mësuar shumë gjëra së bashku, nga koha te Colo Colo deri te Kupa e Botës për U20, një përvojë e mrekullueshme që na lejoi të njiheshim edhe më shumë”.
“Tani jemi këtu dhe ai është rritur shumë si person dhe si lojtar”, ka thënë Sanchez për Vidalin.
Në intervistën e tij kilian foli gjithashtu edhe për sulmuesin belg Romelu Lukaku.
“Ai është gjithmonë një person pozitiv, i qeshur që i pëlqen të mësojë”.
“Çdo ditë ai nxjerr më të mirën dhe mund të shihni se si po rritet nën drejtimin e trajnerit”, ka thënë Sanchez.