Sky Sport Italia raporton se sulmuesi i Romës, Stephan El Shaarawy ndaloi një hajdut nga vjedhja e makinës së tij në kryeqytetin italian.
El Shaarawy ishte dëshmitar i një hajduti i cili theu xhamin e makinës së tij, duke planifikuar ta vidhte.
Ai e befasoi vetë hajdutin dhe e ndaloi atë të largohej nga skena e krimit, para se disa policë të ndërhynin.
Thuhet se në fund nuk ka ndonjë lëndim apo diçka të ngjashëm për El Shaarawyn.
28-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje deri në qershor 2023 me Romen por ende nuk është paraqitur nën trajnerin Paulo Fonseca pas kthimit të tij në Itali.