Jorge Santos, agjenti i Jorginhos, ka thënë që Sarri (nëse emërohet si trajner i ri i Napolit) do të përpiqet ta sjellë Jorginho në klub.
Ai shtoi se me një projekt të mirë, lojtari do të ishte gjithashtu i interesuar për një kthim.
“Futbolli është dinamik dhe asgjë nuk mund të përjashtohet,” tha Santos për Radio Kiss Kiss Napoli.
“Nëse Sarri kthehet në Napoli, ai do të bënte një përpjekje për të sjellë Jorginho përsëri. Ai është perfekt për futbollin e tij. Nuk mund ta përjashtoj”, u shpreh ai.
Mesfushori italian, i cili është gjithmonë në formacionin startues të Thomas Tuchel, është e vështirë të besohet se ai do të dëshironte të largohej.