Zaccheroni: Inter-i duhet të jetë konkret. Lazio ka një lojtar që mund të bëjë diferencën

Futboll

Zaccheroni: Inter-i duhet të jetë konkret. Lazio ka një lojtar që mund të bëjë diferencën

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 08:50
Alberto Zaccheroni

Alberto Zaccheroni, ish-trajner i Inter-it dhe Lazio-s, ka analizuar ndeshjen e madhe që do të luhet të dielën mes milanezëve dhe romanëve në San Siro:

“Inter ka një organizim dhe një identitet të qartë. Nuk është një skuadër me objektivin për t’u pëlqyer, por duhet të jetë konkrete, siç janë në përgjithësi skuadra e Conte-s. Kundër Lazio-s do të duhet të bëjë ndeshjen dhe të tregojë cilësitë e saj”, ka thënë Zaccheroni.

“Lazio? Mua më pëlqen kur luan në shtëpi, por skuadra që do të përballet me Inter-in do të jetë e fortë. Simone Inzaghi i ka dhënë një mentalitet të rëndësishëm”.

“Përpata ka Immobile-n, i cili shënon si pak të tjerë, më pas ka Milinkovic, një lojtar që mund të zhvendosë ekulibrat kur është në formë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat