Besnik Ferati, edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Akademia Pandevit.
Kjo e fundit në faqen zyrtare të klubit, prezantoi mesfushorin shqiptarë me fanellën numër 21.
Ferati vjen nga skuadra e Partizanit, ku ishte pjesë në dy-tre vitet e fundit, ndërsa hapat e para i regjistroi te skuadra e FC Shkupit.
Mesfushori 20 vjeçar, kaloi disa kategori te përfaqësuesja e Maqedonisë të moshave të reja, ndërsa është një ndër shtyllat kryesore te përfaqësuesja e Maqedonisë U21 e Bobi Milevskit.