Aurelio De Laurentis është gjithnjë e më shumë në dyshim nëse duhet të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Xhenaro Gatuzo. Rezultatet po mungojnë në Napoli dhe në rast të një disfate ditën e sotme ndaj Juventus, atëherë Gatuzo mund t’i ketë orët e numëruara.
Ndërkaq, në media është përmendur shpesh emri i Rafa Benitez i cili më parë ka shërbyer si trajner i napoletanëve.
Por, këtë herë duket se është ndryshe pasi De Laurentis e preferon spanjollin në rolin e drejtorit teknik për t’u marrë direkt me merkaton dhe jo si trajner.
Mbetet për t’u parë nëse ky opsion do të ishte i përshtatshëm për Benitez, ndërkohë që për stolin e Napolit ka dalë në skenë një tjetër emër i njohur. Bëhet fjalë për Valter Maxarrin, mirëpo për këtë të fundit De Laurentis ka dyshime vetëm për anën taktike.