Zinedine Zidane është trajneri me tërheqjen (popullaritetin) më të madhe në rrjetet sociale. Të paktën kjo është e qartë nga një studim i “Coach Reputation Ranking”. Francezi i Real Madridit ka 27.8 milionë ndjekës në llogarinë e tij personale në Instagram. A
i ka distancë me ndjekësit më të afërt në këtë aspekt, fjala vjen nga Andrea Pirlo me 8.4 milionë ndjekës dhe Diego Simeone me 1.7 milionë të tillë.
Pep Guardiola është i katërti në këtë renditje të veçantë, me 1.2 milionë ndjekës, ndërsa Koeman nuk është ende në kuotën 1 milion. Shifra që lejojnë “Zizou”, gjithnjë sipas këtij studimi, të fitojë 200.000 euro për postim nga disa marka, nëse i reklamon ato në rrjetet e tij sociale.
E vërteta është se trajneri i bardhë tashmë ka sponsorizime të rëndësishme nga markat me reputacion të tillë si Adidas, por, falë rrjeteve sociale, ai ka përfitime të tjera më të mira. Pra, francezi është i padiskutueshëm si brenda, dhe jashtë fushës.