Pas dy humbjeve radhazi në kampionat, Liverpooli kërkon këndelljen në takimin e sotëm në udhëtim te Leicester City.
“Dhelprat” nga Leicester gjithashtu kanë synim pikët e plota në përballjen kundër kampionëve në fuqi për të qëndruar në hap me vendet e para në tabelë.
Tri pikë është dallimi ndërmjet dy skuadrave me vendasit që kanë 43 pikë dhe ndodhen në vendin e tretë, ndërkaq “Të Kuqtë” kanë tri pikë më pak dhe janë një vend më poshtë.
Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri do ta nis takimin nga stoli.
Ardhja e janarit në mbrojtje, Kabak do të debutojë nga minuta e parë.
Ballafaqimi ndërmjet dy skuadrave fillon nga ora 13:30 në “King Power Stadium”.