Drita nga Gjilani, kampion në fuqi, nëpër një terren të vështirë, ka shënuar fitore të zorshme me rezultat 1:0 kundër Llapit, në kuadër të javës së 19-të të Kampionatit të Kosovës.
Skuadra kaltër e bardhë ishte më e mirë se mysafirët dhe meritë mori tre pikë. Në minutën e 74-të, Astrit Fazliu, është hero i fitores. Ai në një pozitë mjaft të mirë tundi portën e rivalit.
Edhe llapjanët patën një rast të mirë por shtylla ia mohoi golin dhe fat i madh për portierin Rexhepi.
Drita kryeson renditen me 44 pikë, duke lënë pas Ballkanin me 41, Prishtinën 35, ndërsa Llapi mbetet në vend të tetë me 20 pikë.