Çmenduri në stadiumin 'King Power' në Leicester.
Ndeshje spektakolare në 'King Power', Leicester ka përmbysur Liverpoolin, kampionin në fuqi të Anglisë.
As laiku më i madh nuk ka besuar se pas avancimit të Liverpoolit në minutën e 67-të, Leicester do të rikthehet në rezultat dhe do të triumfon me 3:1.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/13/auto_6bdcadcce6a03f280e5dd03085692ea2o21613226239.jpg)
Kjo është bukuri e futbollit.
Lojë për infarkt, një Leicester ia paparashikueshëm dhe jashtëzakonisht i fortë, arkëton tre pikë të mëdha.
Në minutën e 67-ë, Salah shënon pas asistimit ë Firminos, Liverpooli në epërsi.
Leicester zgjohet nga gjumi, realizon tri herë për 6 minuta falë golave të Maddison (79'), Vardy (81') e Barnes (85'). Xherdan Shaqiri, ylli nga Kosova, reprezentues i Zvicrës, futet në lojë në minutën e 87-të, vetëm tre minuta në fushë por me Liverpoolin doli kokulur nga fusha.
Pas javës së 24-të në Premier League, Leicester CIty renditet në vend të dytë me 46 pikë, ndërsa Liverpooli është i katërti me 40 sosh.