Thomas Brdariç përgëzoi futbollistët e Vllaznisë për fitoren me Apoloninë dhe punën që kanë bërë deri në këtë pikë të kampionatit. Duke marrë në konsideratë rrethanat, trajneri kuqezi theksoi se skuadra e tij bëri gjithçka mundi.
“Pas 19 deshjeve kemi grumbulluar 40 pikë. Është puna e këtij klubi dhe sakrifica që kanë bërë këta djem në këtë kampionat. Në pjesën e parë Vllanzia nuk ishte në nivel të mirë. Megjithatë, duhen marrë parasysh rrethanat, terreni dhe era. Apolonia bëri lojën e saj dhe nuk kishte çfarë të humbte. Megjithatë, pas 25 minutave skuadra e mori veten dhe mund të them se bëmë mirë.”
Brdariç vijoi më tej duke theksuar Vllaznia duhet të vijojë me këtë ritëm, për t’i mbajtur pas rivalët.
“Natyrisht, të gjithë na ndjekin dhe ne duhet të mësohemi me këtë. Kjo nuk është e lehtë në gjendjen fizike dhe atë psikologjik.
Duhet të tregohemi të fortë. Skuadra ka nxjerrë në pah forcën ditën e sotme dhe duhet të vazhdojmë kështu".